Pendarovski: Maqedonia e Veriut i plotësoi të gjitha parakushtet për fillim të negociatave

Shpërndaje

Maqedonia e Veriut i ka plotësuar tekstualisht të gjitha parakushtet për fillim të negociatave. Stabiliteti i tërë rajonit është i lidhur drejtpërdrejtë me proceset eurointegruese, ndërsa Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe po aq i rëndësishëm për projektin e Evropës së bashkuar, si dhe vendet themeluese, tha presidenti Stevo Pendarovski në konferencën e sotme për shtyp në Republikën e Austrisë, ku qëndron për vizitë zyrtare.

Ai theksoi se qytetarët e Maqedonisë së Veriut këtë javë e presin datën për fillim të negociatave për anëtarësim të plotëfuqishëm, dhe siç tha, për vendin nuk ekziston alternativë tjetër më e mirë.

“Mandatin si president e mora nga qytetarët në vendin tim, me përkrahje të padyshimtë politike për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO dhe potencoj se edhe jashtë edhe në shtëpi veprimi im politik ka vetëm një qëllim, e ai është anëtarësimi në BE dhe në NATO, dhe rrumbullakësimi i reformave që ta sigurojmë ardhmërinë e shtetit dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve të tij”, tha Pendarovski.

I pyetur se çka mendon për qëndrimin e Francës lidhur me zgjerimin e BE-së, ai tha se vlerëson se Franca nuk na bllokon dhe se nuk bëhet fjalë për veto franceze për fillim të negociatave aderuese.

“Franca me të drejtë kërkon përmirësimin e metodologjisë në negociata, me të cilën përfitimet dhe përparimi gjatë negociimit, sipas të gjitha kapitujve të ndryshëm, 35 siç janë paraparë, të jetë i pakthyeshëm. Do të thotë, kur të realizohet përparim, të ketë kritere të qarta se ky është përparim, dhe nuk do të ketë ngecje disa vite pasi t’i kaloni negociatat dhe pasi të bëheni anëtare e BE-së”, tha Pendarovski.

Ai sqaroi se e përkrah qasjen që të ashpërsohen kriteret gjatë negociimit, që sukseset negocuese të mos jenë formale, por thelbësore.

Në kuadër të vizitës në Republikën e Austrisë, presidenti Pendarovski realizoi takim edhe me kolegun e tij austriak, Aleksander Van der Berlen.