Pendarovski: Për fat të keq, vendimi nuk ishte në anën tonë

Shpërndaje

Pas dështimit të marrjes së datës nga Bashkimi Evropian (BE), presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski është duke mbajtur konferencë për media, transmeton Portalb.mk.

Fjalimin e nisi me një ton dëshpërues, duke thënë “Për fat të keq, vendimi i Këshillit të BE-së nuk ishte në anën tonë”.

Pendarovski ka paralajmëruar takim të liderëve, për të dielën, në Vilën Vodno.

Përndryshe, kjo konferencë vjen pasi që, RMV-ja dhe Shqipëria kanë dështuar të marrin datën për nisjen e negociatave me BE-në. Kjo bëhet e ditur nga media “Euroactiv”, nga deklarata e raportueses së Kosovës në Parlamentin Evropian (PE), Tanja Fajon dhe nga agjenda e ditës së dytë të Samitit të BE-së.