Pendarovski: Shpresojmë deri në momentin e fundit për negociata me BE

Shpërndaje

Presidenti Stevo Pendarovski sot deklaroi se kreu shtetëror lobon deri në moment të fundit të marrë datë për negociata dhe formulim i cili do t’i vlerësojë përpjekjet e vendit gjatë periudhës së kaluar. Vendimi përfundimtar i BE-së do të duhej të dihej nesër pasdite, por edhe në rast të vendimit negativ, shefi i shtetit konsideron se eurointegrimi mbetet opsioni i vetë për Maqedoninë e Veriut.

“Po bëhen përpjekje të fundit diplomatike nga ana jonë sepse puna nuk ka përfunduar. Sot fillon takimi i liderëve të BE-së që do të zgjasë edhe nesër. Zgjerimi është në rend dite nesër rreth mesditës kur duhet të sillet vendimi formal. Po bëhen përpjekjet e fundit rreth formulimeve të cilat do të përdoren. Në këtë moment unë nuk do të thoja me siguri se kërkesa jonë do të refuzohet në mënyrë rigide për fillim të negociatave inkuadruese sepse edhe kryeministri Zaev edhe ministrat Osmani dhe Dimitrov po lobojmë deri në moment të fundit të marrim formulim i cili me të vërtetë do t’i vlerësojë përpjekjet tona gjatë periudhës së kaluar”, deklaroi Pendarovski pas vizitës në kazermën e Kumanovës.

Për aspektin e sigurisë nëse nuk marrim tano datë për negociata, Pendarovski thotë se nuk do të ndodhë asgjë drastike.

“Atë e garantojnë të gjitha institucionet, Do të thotë, siguria e Republikës së Maqedonisë së veriut është e garantuar. Konfirmim më i madh për këtë që e flas, përkatësisht për siguri të qëndrueshme në periudhën në vijim dhe atë që ratifikimet për anëtarësimin tonë të barabartë në NATO po shkojnë me dinamikë të përshpejtuar. Deri më tani atë e bënë 24 nga 29 shtete anëtare. Eventualisht, shtyrja teknike nga ana e Spanjës mund ta prolongojë atë për ndonjë muaj, por ne definitivisht po bëhemi anëtare e barabartë e Aleancës më të fuqishme gjeopolitike në historinë e botës dhe nga ai aspekt kemi garancë shtesë nga 29 vende të tjera se do të na asistojnë nëse kemi nevojë. Nga ai aspekt qytetarët duhet të jenë absolutisht të qetë”, theksoi shefi i shtetit.

Përsëriti se qëllimi është të marrim sa më parë datë për negociata me BE-në në mënyrë që të mund të hyjmë në reforma të thella me asistimin e Brukselit. Por, theksoi Pendarovski, nga aspekti i sigurisë dhe rolit të saj si komandant suprem nuk duhet të ketë kurfarë dileme dhe dyshimi çka do të bëhet nëse nuk marrim datë për negociata.

“Lidhur me drejtimin strategjik nëse nuk marrim tani datë për negociata mendoj se është absolutisht e qartë se ky është opsioni më i mirë – ne si shtet pa dallim se cila qeveri, cili president dhe cilat subjekte relevante politike, duhet më tutje të vazhdojmë për asocimin tonë të plotë në BE”, deklaroi presidenti Stevo Pendarovski. .