“Përgjimet”, Zaev: Sasho Mijallkov gjithsesi se është fajtor, këtu nuk ka dilema

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar sot se tanimë është më se e qartë se kush kë ka përgjuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke shkelur kështu të drejtat e njeriut, sipas tij tani pritet vendimi gjyqësor.

“Në atë kohë në vend që Prokuroria Publike të hetonte, ajo Prokurori është vënë në funksion të politikës, gjithsesi se në atë kohë pushtetin ka udhëhequr VMRO-DPMNE-ja. Ne kemi qenë këtu, kemi shkuar në Prokurori kemi dorëzuar dëshmitë dhe kemi kërkuar drejtësi”, tha Zaev.

“Unë jam në komunikim të përhershëm me Verushevskin. Sasho Mijallkov është fajtor që çke me te dhe këtu nuk ka dilema”, u shpreh Zaev.