Pezullohet verifikimi, votat e diasporës kosovare mbyllen me çelës

Shpërndaje

Të gjithë personat që po qëndronin brenda sallës ku po bëhet verifikimi i votave të diasporës për zgjedhjet e 6 tetorit, janë larguar nga aty.Dyert e vendit ku po qëndrojnë votat janë mbyllur me çelës dhe personat përfshirë vëzhguesit janë nxjerrë jashtë.Verifikimi i zarfeve me vota është pezulluar pas një vendimi të KZQ-së më herët, ndërsa KQZ do të mbajë mbledhje në orën 14.
KALLXO.com ka raportuar për disa parregullsi gjatë verifikimet të zarfeve me votat nga Diaspora.Gjatë këtij procesi në disa raste në pakot me zarfe të votave nga Diaspora janë vërejtur edhe zarfe që s`kanë të bëjnë fare me votat nga Diaspora.