“Policë dhe inspektorë komunalë, ju ftojnë në Tearcë për të thithur ajër të pastër”

Shpërndaje

Sot kalimtarë të rastit në fshatin Tearcë të të njëjtës komunë kanë vërejtur një zjarr të ndezur nga persona të panjohur, gjë që ka shkakuar edhe revoltë në rrjetet sociale, përcjell in7.

Ata që kanë postuar këtë video edhe kanë ironizuar me organet kompetente dhe me policinë e cila nuk është në gjendje të parandalojë një dukuri të tillë.

“Policë dhe inspektorë komunalë, ju ftojnë në Tearcë për të thithur ajër të pastër”, shprehen banorët e Tearcës të cilët njëherit kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve kompetente për të parandaluar këto dukuri.

Nuk është vetëm ky rast, por gjatë kësaj kohe në këtë komunë hasen edhe raste të ngjajshme që cilat edhe nuk publikohen duke menduar se kompetente për këtë janë policia dhe inspektoriatet përkatëse, por nga këta nuk mendrren masa për të parandaluar këtë.