Politikania e dë.nuar për blerje votash, arratiset në mënyrë spektakolare nga bu.rgu (Video)

Shpërndaje

43-vjeçarja Aida Merlano, politikania nga Kolumbia e cila u dë*nua me bu*rgim për blerje votash, orët e fundit është në qendër të vëmendjes mediatike për arratisjen e saj spektakolare.

Ngjarja në fjalë ndodhi të mërkurën, kur Merlano-ja po kryente një kontroll te stomatologu. E bu*rgosura ia doli të zbriste nga godina me litar dhe më pas të largohej me një motoçikletë, çka lë të kuptohet se plani ishte i mirëmenduar.

Për kapjen e saj ose dhënien e informacioneve mbi vendndodhjen e të arratisurës është vënë në dispozicion një shpërblim prej 50 milionë pesos.