Pompeo i impresionuar nga stafi i ambasadës së SHBA-ve në Shkup (Foto)

Shpërndaje

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo gjatë vizitës në Ohër, nuk ka lënë pa përmendur edhe stafin e ambasadës amerikane në Shkup. Ai këtë e ka ndarë përmes rrjetit social tuitter duke përcjellë përshtypjet e tij të mira.

“Një takim i vërtetë kënaqësie me stafin nga @USEmbassySkopje këtë pasdite. Ekipi ynë @StateDept punon pa u lodhur për të mbështetur popullin amerikan dhe për të përparuar interesat e ShBA-ve, dhe Ambasada Shkup nuk bën përjashtim. Faleminderit”, ka shkruar sekretari amerikan Pompeo, i cili vizitoi Ohrin ku takoi krerët e lartë shtetëror dhe përcolli porosinë për partneritetin strategjik dhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.