Prej sot ilaçe pa kufizime nëpër farmacitë e vendit

Shpërndaje

Prej sot nuk do të ketë pritje të gjata dhe mungesë të ilaçeve nëpër farmaci në fillim të muajit, pasi që janë siguruar nevojat e duhura që qytetarët të furnizohen deri në fund të muajit. Kjo u paralajmërua dje nga Fondi Shëndetësor. Prej sot 1 tetor hiqen kuotat e ilaçeve në të gjitha farmacitë, në tërë territorin e vendit dhe do të vendoset sistem elektronik për blerjen e tyre. Qytetarët duhet të tregojnë dokument identifikimi te mjeku amë dhe gjatë blerjes në barnatore. Kjo masë u aplikua muajin e kaluar nëpër vendet turistike, si Ohër, Resnje, Strugë, Gjevgjeli e Dojran. Sipas kryeministrit rezultatet kanë qenë të shkelqyeshme dhe të njëjtën presin edhe në gjithë vendet e tjera. Sipas Zaev, Fondi do të shpenzojë plus 100 deri në 300 milionë denarë për këtë reformë, të holla të cilat do t’i sigurojë Qeveria. Ndërkaq ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se kjo është vetëm një pjesë e reformave për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në vend. (INA)