Presidendja e Komisionit Evropian i’a fikë dritat Maqedonisë dhe Shqipërisë: Më vjen keq, s’ka datë!

Shpërndaje

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Layen bëri të qartë sot se gjatë Samitit dyditor nuk do të ketë vendim për dhënien e datës për Shkupin dhe Tiranën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

“Më vjen keq thellësisht për shkak se besoj se këto vende kanë bërë përpjekje të mëdha për tu ofruar në BE, megjithatë është e rëndësishme që të marrin sinjal pozitiv”, ka theksuar Lajen, duke folur për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ursula Von Der Layen është zgjedhur presidente e Komisionit Evropian në korrik të këtij viti. Von der Lajen hyri në politikë në moshën 43 vjeçare dhe ka qenë anëtare e Kristian Demokratëve të Merkel që atëherë.