Prindërit e Astrit Deharit nesër marrin raportin e Institutit Zviceran

Shpërndaje

Avokati Tomë Gashi, ka thënë se nesër prindërit e Astrit Deharit do të marrin në Prokurorinë Themelore të Prizrenit raportin e Institutit Zviceran të Mjekësisë Ligjore.

“Nesër më 24.10.2019 në orën 10:00 në Prokurorinë Themelore në Prizren do marrim raportin e Institutit Zviceran të Mjekësisë Ligjore. Unë do te jem aty së bashku me prindërit e Astrit Deharit”, ka shkruar Gashi në Facebook.