Profesori Arbër Çeliku: Politika s’ka më vlerë, nëse shqiptarët nuk arrijnë të jenë element përbërës në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Kohëve të fundit kam shumë oferta për t’u kyçur në politikë, me ç’rast shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë ata, të cilët e çmojnë profilin tim intelektual dhe njerëzor dhe më shohin si person, i cili mund të jap kontributin tim në sferën e politikës…
Megjithatë, teksa e pyes veten, i pyes edhe partitë ofertuese politike: U dashka unë t’i rrekem politikës me synimin që të zëvendësoj një garniturë, e cila lajtmotivin kryesor e ka pasur pasurimin e vetes, përvetësimin e pronës publike për interesa personale dhe punësimin e mbarë sojit dhe të sorollopit?!
Jo, unë me mund dhe nder kam bërë gjithçka në jetën time: shkollimin, mirëqenien dhe rrethin tim modest miqësor. Nga ana tjetër, gjyshi, stërgjyshi, mixha dhe babai jetuan në skamje, kush me drapër në dorë, kush me një rrogë të mjerueshme dhe amanet na e lanë ta mbrojmë me fanatizëm shqiptarinë. Unë më parë vdes se të shkel mbi amanetin e tyre. Prandaj, në politikë mund të kyçem, vetëm nëse do ta shoh që subjekti i preferuar do të dalë me konceptin e barabarësisë së plotë, pra që RMV- ja të bëhet shtet dy kombësh dhe t’i dalë zot më pas këtij synimi politik.
Gjithçka tjetër për mua paraqet manipulim dhe përfitim grupor dhe partiak. Unë këtu nuk bëj pjesë…