Profesori Çeliku: “Mëngjes i trishtueshëm në punë”

Shpërndaje

Profesori Arbër Çeliki para pak çastesh në profilin e tij në facebook ka shkruar një ngjarje që ta thyenë zemrën, lajm i trishtueshëm, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë i Arbër Çelikut në facebook:

Mëngjes i trishtueshëm në punë

I ngjita shkallët e Rektoratit dhe hyra në dhomën e duhanit për të porositur kafen e mëngjesit. I them Zemriut “thirre Sadamin le të ma sjellë shpejt e shpejt një espreso” . “Sadami ka shkuar në Gjermani, prorektor”, ma ktheu Zemriu, mua sikur m’u shemb tavani mbi kokë… Përveç që Sadami ma bënte kafen më të mirë, ai për mua ishte edhe shok i mirë, njeri gazmor, gjithë elan për jetën, shpeshherë dhe diskutonim për gjendjen e përgjithshme politike-shoqërore, ishim dhe kundërshtarë politikë, ai me pushtetin unë kundër tij…
Në shenjë revolte, nuk piva kafe këtë mëngjes, vendosa t’i duroj prore dhimbjet e kokës dhe të shpirtit…