Profesori Çeliku thotë se në Maqedoninë e Veriut ka 1 milionë shqiptarë, ja faktet!

Shpërndaje

Profesori Arbër Çeliku i cili gjithmonë ka mbrojtur zërin e popullit, para pak çastesh në profilin e tij në facebook ka dhënë fakte të sakta, ku siç duket as ‘topi se luan’, mes tjerash thotë se numri i qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut janë afër 1 milionë, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë i Arbër Çelikut:

Numrin e saktë të shqiptarëve në RMV më mirë se BFI-ja nuk e di askush, sepse denbabaden ne paguajmë hoxhallëk, por ja që nga aty ende asnjë haber; madje as ata, të cilët nuk paguajnë ndodhen në defterin e BFI-së, sepse ka pasur raste kur një person i caktuar nuk ka paguar dhe është dashur të mbledhim para, që hoxha ta varroste…
Sa i kam unë informatat, në RMV ka rreth 1.220.000 myslimanë, nga të cilët afër 1 milion janë shqiptarë…
Le të më korrigjojnë personat përgjegjës të BFI-së, nëse e kam gabim!