Profesori Çeliku: ” Unë i nënshtrohem vetëm Zotit dhe kombit, oligarkun e kam përzënë moti nga oborri im”

Shpërndaje

Shkruan: Arbër Çeliku

Para se të denjojnë të më etiketojnë e shajnë ca argatë të vegjël partiakë, le ta shohin veten në pasqyrë dhe të konstatojnë se a është fytyra e tyre ajo që po e shohin në të…
Për dallim nga ata, unë nuk kam padron(ë), as i shërbej dikujt si numër, që të tregtojë me mua…
Mund të jenë shumë, madje edhe sa një kope a ushtri, por përsëri në gjithë këtë mes, secili prej tyre përbën një numër, i cili emëruesin e përbashkët e ka vetëm një oligark, kurse unë jam njeri me emër dhe mbiemër, një personalitet, i cili i nënshtrohet vetëm Zotit dhe kombit, oligarkun e kam përzënë moti nga oborri im…
E kam për të mirën e tyre, nëse mund t’ua thoni!