Qytetarët përgënjeshtrojnë Sugarevskin: Rruga Strugë – Qafë Thanë nuk është duke u riparuar

Shpërndaje

Por, ministri Sugareski nuk e ndan këtë mendim. Në pyetjen e Alsat “Përse pohon që në rrugë ka aktivitete ndërtimore kurse në realitet vetëm pastrohen kanalet e ujit, Sugareski u përgjigj:

Edhe këto janë aktivitetet ndërtimore. Nuk duhet të konsiderohet aktivitet ndërtimor vetëm asfaltimi – tha Goran Sugareski- ministër i transportit dhe lidhjeve.

Ndërsa për ndërtimin e autostradës Ohër- Kërçovë ku punimet po zhvillohen me shpejtësi të ngadalësuar, Sugareski shprehet optimist.

Presim rritje serioze të përqindjes së realizimit. Afati është qershori i vitit 2021. Po bëhen përpjekje që një pjesë e autostradës të lëshohet vitin e ardhshëm nga Ohri deri në Vërbjan. Por, duhet të analizohet edhe njëherë -deklaroi Goran Sugareski- ministër i transportit dhe lidhjeve.

Sugareski nuk tregon se sa do të kushtojë saktë autostrada në fjalë, për të cilën Qeveria dhe kompania kineze e ndërtimit “Sinohidro” vitin e kaluar firmosën aneks për pagesë të rreth 190 milionë euro shtesë nga buxheti./Alsat/