Rama: Ne u përpoqëm, por Këshilli Europian nuk kishte konsensus (LIVE)

Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Edi Rama dhe ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediat.

Kreu i Qeverisë tha se refuzimi i çeljes së negociatave të anëtarësimit erdhi si pasojë e mungesës së konsensusit të brendshëm mes vendeve anëtare të Unionit.

Kjo konferencë vjen pas vendimit të Këshillit Europian, i cili bllokoi përpjekjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Rama njofton konferencën, ndërsa thekson se ky ishte dështim i konsensusit në Këshillin Europian për celjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Liderët e BE-së u përballën me pikëpamje të ndryshme mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.