“Rasti 300”, 9 vite burg për bashkëpunëtorin e Jankullovskës

Shpërndaje

Gjykata Penale sot sërish ka konfirmuar dë*nimin prej 9 vjetëve bu*rg për ish ndihmës ministrin për punë të brendshme Gjoko Popovski, i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin “300”.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska e cila është në krye të Këshillit Gjyqësor, sërish i ka shqiptuar dë*nimin e njëjtë Popovskit. Popovski u dë*nua me 9 vjet heqje lirie më 22 maj të vitit të kaluar, por Gjykata e Apelit ka shlyer vendimin duke kthyer rastin në gjykim të serishëm në Gjykatën Penale.

Ai akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave gjatë furnizimit të 300 automjeteve për nevojat e MPB-së gjatë periudhës nga viti 2008 deri në vitin 2012, duke i shkaktuar dëm buxhetit të MPB-së në vlerë prej 453.570 euro.