Reka – Osmanit: “U tha, u bë”: (nuk) ka datë në tetor!

Shpërndaje

Profesori dhe ish-kandidati për president në RMV, Blerim Reka ironizon me Bujar Osmanin, ku i thotë: “U tha, u bë”: (nuk) ka datë në tetor!

Postimi i plotë i Blerim Rekës:

Ministri për Integrime Evropiane, tash e tre vite, premtonte, se vendi do merr datë për fillimin e negociatave me BE-në. Besnik motos së partisë së tij: “U tha, u bë”; vjet edhe festonte “suksesin“ në kthim nga Brukseli! Kaloi qershori i vjetëm, edhe ky sivjemë, por edhe tetori dhe doli që: “u tha, e nuk u bë“! Në shtetet demokratike, ku ekziston përgjegjësia politike, dorëheqja, do ishte më e pakta; pas dështimit të trefishtë të një ministri, transmeton ALBAZONE MEDIA.