Riker: Liderë të caktuar në BE kanë pikëpamje të shekullit XIX për Ballkanit Perëndimor

Shpërndaje

Liderë të caktuar në BE kanë pikëpamje të shekullit të 19-të në Ballkanit Perëndimor, deklaroi ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Filip Riker në intervistën për Radio Evropa e Lirë.

Diplomati amerikan thotë se SHBA-ja është e zhgënjyer nga vendimi i liderëve evropianë që t’u miratohet fillim i negociatave për anëtarësim në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Ai në një intervistë theksoi se perspektiva evropiane e vendeve që duan të bëhen pjesë e Unionit, ka qenë komponentë kyçe në politikën e jashtme amerikane.

Sipas Rikerit, SHBA-ja e mbështet këtë ideal të vendeve dhe këtë e tregojnë në programet për ndihmë që ua japin diplomacisë dhe mbështetjes së reformave, me qëllim që këto shtete të lëvizin në drejtim të integrimeve evropiane.

“Konsiderojmë se kjo është në interes më të mirë të shtetit, rajonit dhe Evropës dhe është zhgënjyese që të shihen liderë të caktuar me pikëpamje nga shekulli 19 në Ballkanin Perëndimor”, thotë Riker në intervistën për REL.