Rrugët e Tetovës sonë janë mbushur me fëmijë lypës,stacionet me udhëtarë zemërvrarë

Shpërndaje

Shkruan: Urim SALIHU

Tani për tani vetëm mëngjesi duket i ftohtë .Më pas në kartonin prej letre nis të ngrohet një fëmijë i shtrirë kaq dhimbshëm aty me rrezet e diellit të vjeshtës . Kushedi ku e ka shtëpinë,nëse ka një të tillë.Nëse ka një nënë e baba ,një familje, ngrohtësi.Sa e zbrazët është jeta e tij , e tregon ajo pamje e trishtë aty.
Ai s’është i vetëm në qytetin me gropa , me qindra ndërtime të egra që rrijnë pezull.Në qytetin ku duhet të jetojnë vetëm të pasurit.Aty ku tretet ëndrra e së nesërmes.

Ai fëmijë që qëndron në një zonë të frekuentuar afër qendrës së qytetit , ndoshta një ditë nuk do ta gjejmë më aty sepse ose nuk do tu ketë mbijetuar dimrave të ashpër ose do ikë si mijëra të tjerë në oqeanet e shpëtimit.Larg, sa më larg , për të shpëtuar.

Pak më këndej në rrugë zhurmojnë veturat e luksit ndërsa ata që kalojnë pranë tij ,në këmbë ,në vend që ti japin ndonjë qindarkë, flasin për zgjedhjet e rradhës.Ai fëmijë i vogël, i pambrojtur dhe i urritur, nuk e di c’sistem është.Ndoshta më mirë për të sepse midis atyre që duhet të shkojnë nga politika dhe të tjerëve që duan të vijnë nuk ka për të ndryshuar gjë.Ata i sollën njerëzit deri në këtë nënshtrim .Rrugët e Tetovës sonë janë mbushur me lypës,stacionet me udhëtarë zemërvrarë.Në qytetin pa kinema,pa autobusa urban, më të ndoturin në botë, më të acaruarin me njëri-tjetrin për shkak të bindjeve , jeta rrjedhë po nuk ka më asnjë kuptim.
Ai fëmijë shtrirë në betonin e ftohtë nuk e di akoma kush ia ka vjedhur fëmijërinë,por edhe sikur ta dijë , ai s’mund të bëjë asgjë sepse është koha e maskarenjëve.Koha e atyre që ta pijnë gjakun.Atyre që dijnë vetëm të fotografohen kur shtrojnë një rrugë që më shumë e vjedhin atë .Atë rrugë ku vdes e ardhmja,ku vdesin fëmijët duke lypur .
Atë rrugë që pas pak do mbushet me flamuj partiakë , mes kolonave të gjata veturash që të trishtojnë me sirenat e fitores së atyre që na dërguan deri në këtë dëshpërim.