Sa i dolën parashikimet për komunat Albin Kurtit? (Video)

Shpërndaje

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini kishte dhënë parashikimet e tij se në cilat komuna Vetëvendosje do të dalë si parti e parë.

I pari i Vetëvendosjes kishte dhënë parashikimin se partia e tij do të del e para në 16 komuna të Kosovës.

Në bazë të rezultateve preliminare, Kurti duket se ka qenë i saktë vetëm në 8 prej tyre, ndërsa në gjysmën tjetër nuk ka qenë i saktë.

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje ka qëlluar se Vetëvendosje del e para në Prishtinë, Prizren, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri, Kamenicë, Kaçanik, Obiliq dhe Han të Elezit.

Ai ka gabuar në parashikim se partia e tij fiton në komunat e Mitrovicës, Gjakovës, Podujevës, Lipjanit, Fushë Kosovës, Vitisë dhe Malishevës.

Vetëvendosje ka dalë si parti e dytë në Mitrovicë, Gjakovë, Podujevë, Fushë Kosovë e Viti ndërsa si parti e tretë në Malishevë e Lipjan./Telegrafi/