Sadulla Duraku godet studentët shqiptarë: Kur vjen kuadri jonë, nuk din të bëjë as një kërkesë (Video)

Shpërndaje

Zëvendës kryeministri Sadulla Duraku ka kritikuar universitetet shqiptare ne vend dhe kuadrot e reja që dalin nga ato universitetet . Ai ne emisionin Click Plus, ka thene se institucionet arsimore dhe profesoret duhet te jene me te pergjegjshem per kuadrin qe prodhojne, pasi sipas tij, studentet qe dalin nga universitetet shqiptare nuk dijne te shkruajne asnje kerkese.

“Neve askush nuk na pengon në institucione, i udhëheqim vetë institucionet si Universiteti I Tetovës, Nënë Tereza, etj. Tani është shumë lehtë të kritikohen politikanët por aty ku udhëheqim, duhet të kemi përgjegjësi shumë të madhe të udhëheqësve, çfarë kuadri prodhojmë. Unë i shoh se kur vjen kuadri jonë, një kërkesë nuk din ta bëjë. Aty ku udhëheqim, na vijnë njerëz nga ato universitete”, tha mes tjerash zëvendës kryeministri Sadulla Duraku në emisionin Click Plus në TV 21.