Saliu godet Gashin e Alternativës: “Mos harro se partia juaj bashkë me LSDM, BD.I dhe PDSH jeni qeveri e dështuar”

Shpërndaje

Shkruan: Urim Saliu

Po e dëgjoj kreun e Alternativës në intervistën e Alsat. Ai flet për ndryshimin dhe qeverinë imagjinative pas prillit a harron se së bashku me Lsdm, BDI ,PDSH dhe Alternativa kuptohet janë përgjegjës për këtë qeveri të dështuar. Nuk ka qeveria ime dhe qeveria yte. Është qeveria e dështimit që nuk mori datë për hapjen e bisedimeve me BE-në. Vjen pastaj Sela dhe kërkon parti të dështuara të kësaj qeverie dhe i do partnerë koalicioni.Sela vetë e demanton vetveten sepse e legjitimon përmes Alternativës qeverinë dhe harron fjalët në emisionin Top Shou se çfarë tha për partinë opozitare shqiptare pjesë e së cilës ishin Gashi dhe Kasami mbi financimin e partisë dhe fondet.