Sapo diplomojnë, ikin nga vendi! “Çudit” zv.kryeministri i hidrocentraleve: Po punojmë që kuadrot të ngelen këtu! (Video)

Shpërndaje

Largimi masiv i të rinjve dhe studentëve nga vendi është problem me të cilin po përballet vendi. Për 70 vjet sa ekziston Fakulteti i Ndërtimtarisë në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi, kanë diplomuar shtatë mijë student. Një numër i madh prej tyre janë të angazhuar jashtë vendit. Trendi i largimit është më i theksuar vitet e fundit. Studentët sapo diplomohen mendojnë mënyrën se si të largohen. Dekani i këtij fakulteti Zllatko Serbinovski thotë se ky fenomen është e pamundur të ndalet, por se ajo që mund të bëjnë është që studentëve tu japin dije dhe edukim më të mirë.

Kurse zëvendës-kryeministri Koço Angjushev i cili fiton të gjitha projektet e Qeverisë Zaev, zv-kryeminstri i cili posedon një numër të madh të hidrocentraleve e çudit opinionin dhe thotë se një ndër parakushtet që të rinjtë të ngelen në vend është rritja e të ardhurave.

E ministri Goran Sugarevski thotë se ministria që ai drejton dhe fakulteti kanë shumë lidhshmëri sepse punojnë në përpilimin e ligjeve të cilat për momentin po përgatiten.

Ndryshe, Fakulteti i Ndërtimtarisë është formuar në vitin 1949 në të njëjtin vit kur është formuar Universiteti në Shkup. Në të u angazhuan kuadrot më të mirë. Përpos tyre u angazhuan edhe kuadro profesionistësh nga vende të ndryshme të botës.