Seancë në Parlamentin Evropian, rezolutë e jashtëzakonshme për Shkupin dhe Tiranën

Shpërndaje

Parlamenti Evropian sot në rend të ditës në seancë plenare ka vendosur rezolutë të jashtëzakonshme me të cilën përsëri kërkohet hapja e negociatave me BE për Maqedoninë dhe Shqipërinë. Parlamenti Evropian tashmë u prononcua se Shkupi dhe Tirana duhet të fillojnë negociatat aderuese me BE-në, ndërsa rezoluta e jashtëzakonshme vjen pasi që BE nuk arriti konsensus në Samitin e fundit, para se gjithash për shkak të kundërshtimit të Francës, raporton TV21.

Rezoluta duhet të gjendet në rend të ditës në seancën në Strasburg, ndërsa debati do të mbahet këtë pasdite. Deputetët pritet që t’i tregojnë vendeve anëtare se Këshilli duhet të mbaj përgjegjësi për vendimin, të sillet në përputhje me angazhimet e veta dhe të respektoj parimin e meritokracisë gjatë vlerësimit të vendeve kandidate.