Sela: BE-ja nuk e ka pranuar Kosovën, prandaj nuk ka të drejtë të përfshihet në negociatat mes Kosovës dhe Sërbisë

Shpërndaje

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela po zhvillon debat me analistë në emisionin “Rruga Drejt”, ku temë debati është aktualiteti politik i krijuar pas samitit të Këshillit Evropian. Sela bëri të ditur se Ballkani e në veçamti, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, duhet të integrohen në strukturat e BE-së në paketë. Nga ana tjetër për negociatat mes Kosovës dhe Sërbisë, Sela theksoi se në këto bisedime nuk ka të drejtë të përfshihet BE-ja, pasi ende vende të BE-së nuk e kanë pranuar Kosovën.

“BE-ja nu ka të drejtë të negociojë në bisedimiet me Kosovës dhe Sërbisë sepse BE-ja si BE nuk e ka pranuar Kosovën. BE-ja fillimisht ta pranojë Kosovën, t’ia heqë vizat liberalizojë vizat dhe pastaj të merr të drejtën që të negociojë” – u shpreh Ziadin Sela në Rruga Drejt, përcjell in7.

Sipas Selës, shpëtimi i gjithë situatës së krijuar në rajon do të jetë përfshirja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Raporte diplomatike duhet të ruajmë me të gjitha vendet, por orientimi i vendit e sidomos orientimi i shqiptarëve, vlerëson Sela, është dhe do të jetë drejt Perëndimit.