Sela dhe Kasami kërkojnë sa më shpejt zgjedhje të parakohshme

Shpërndaje

Partitë opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët që udhëhiqet nga Ziadin Sela dhe Lëvizja Besa nga Bilall Kasami thonë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të pashmangshme dhe të domosdoshme, dhe se përfaqësuesit aktual nuk përfaqësojnë vullnetin e votuesit shqiptar. Ato nuk kanë ndonjë datë të saktë për të propozuar, por thonë sa më shpejt duhet mbajtur. “Aq më tepër që kjo Qeveri për të disatën herë nuk po merr datë për hapjen e negociatave me BE, dhe kjo është rezultat i mos përmbushjes së kërkesave dhe parakushteve të BE-së që reflektojnë edhe kërkesat e qytetarëve të RMV-së që kanë të bëjnë kryesisht me shtetin e së drejtës, reformat në drejtësi, ligjin e prokurorisë publike. Zgjedhjet e parakohshme do të ishin zgjidhje me e mirë – thonë për Alsat-M nga Aleanca për Shqiptarët. Edhe nga Lëvizja BESA thkonë se një kohë më të gjatë kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme për të rikthyer realitetin e përfaqësimit të shqiptarëve, pasi që përfaqësuesit aktual nuk përfaqësojnë vullnetin e votuesit shqiptarë. ”Por idenë për zgjedhje të parakohshme parlamentare e ka hedhur poshtë kryeministri Zoran Zaev. Sipas tij nuk është e arsyeshme të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare edhe nëse vendi merr vendim negativ nga Këshilli Evropian për datën e negociatave. Për të siguruar 61 deputetë VMRO DPMNE-së i duhet të bindë të paktën edhe 25 deputetë për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.”, theksoi BESA. Zërat për zgjedhje të parakohshme në mars ose prill i ka shtuar edhe VMRO-DPMNE. Megjithatë partia maqedonase në pushtet LSDM thotë se vendi ka prioritete tjera dhe se zgjedhjet e parakohshme mund të mbahen në tetor të 2020.