Sela: Eurointengrimet i drejton zv.kryeministër i dyshuar për korrupsion

Shpërndaje

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një intervistë për Makfaks, ka folur për aktualitetin politik në vend e në veçanti për mosmarrjen e datës nga BE për fillim të negociatave.

Sela shtroi dilemat e tij në lidhje me shkaqet e ‘vetos’ franceze dhe skepticizmit të disa vendeve tjera për ti dhënë Maqedonisë së Veriut dritën jeshile për negociatat. Sipas tij, është absurde të thirresh në shtet ligjor dhe përmbushje të kushteve të kërkuara nga BE, kur personi që e drejton këtë proces, Bujar Osmani ka probleme me ligjin, si i dyshuar për korrupsion nga Prokuroria Speciale, përcjell in7.

Sipas Ziadin Selës, derisa të jetë BDI pjesë e qeverisë, nuk do të ketë datë për anëtarësim në BE. Askush nga partia e Ahmetit, sipas Ziadin Selës nuk është përgjigjur penalisht për krimet e bëra për 18 vite sa janë në pushtet.

Sela akuzoi edhe Kryeministrin Zaev, se ka filluar ti bëjë shokë, shokët që dikur Mijallkovi i kishte tek shqiptarët e ata sipas tij nuk gëzojnë mbështetjen e shqiptarëve.

Ziadin Sela konfirmoi edhe njëherë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski për ditën e Diel në orën 17:00./in7.tv/