Shpikja e thjeshtë që i bëri dy motrat milionere (Foto)

Shpërndaje

Bianca dhe Bridget Roccisano janë dy motra që kanë krijuar një shpikje të veçantë që tani ka nisur t’u japë me miliona euro fitime.

Prej shumë vitesh, vajzat donin të gjenin një mënyrë që të mbanin sutjena të cilave nuk u dukeshin rripat në shpinë dhe as në supe. Kështu, ato shpikën “Ngjitësen e gjirit”, një mënyrë që krijon të njëjtin efekt si sutjenat, por pa qenë nevoja të ngatërrohen me rripa në supe dhe në shpinë.

Vajzat ishin frymëzuar nga Kim Kardashian, e cila kishte thënë një herë se përdorte ngjitëse për të krijuar formën e duhur të gjirit në dekolte. Vajzat blenë ngjitëse në dyqan, por u krijonte alergji dhe u shkaktonte dhimbje kur hiqej. Kërkuan në internet por pasi nuk gjetën ndonjë produkt që të ishte enkas për atë punë, vajzat vendosën ta prodhojnë vetë. Fillimisht e nisën me 14 mijë euro investim dhe i shitën me nga 20 euro pakon, por kërkesa është rritur aq shumë sa kanë nisur të fitojnë miliona.