Si e përjetoi Ziadin Sela, kthimin në shtëpi pas 27 Prillit (Video)

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, në një intervistë për Telegrafi Maqedoni ka folur rreth jetës së tij personale dhe asaj politike në vend.

I pyetur për atmosferën e takimit me familjarët e tij, pas ngjarjeve të 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë, ai tha se “shkuarja në shtëpi ishte sikur kthimi nga një vend i pakthim”.

Sela tha se ngjarjet e 27 prillit kanë bërë që ai të ketë një sekret me fëmijët e tyre.

“Nuk dua që fëmijët të rriten me ndjesinë se jemi të shtypur dhe se dikush punon që ne të mos e shprehim lirinë e mendimit”, tha mes tjerash Sela.

Për më shumë ndiqeni videon me kryetarin e ASH-së: