“Ska gjumë”, rinia e BESËS në Dibër vendosin qirinj nëpër lagjet e qytetit (Foto)

Shpërndaje

Forumi Rinor i Lëvizjes BESA në Dibër mbrëmë në një aksion simbolik, ka vendosur qirinj nëpër çdo lagje të Dibrës në mungesë të ndriçimit publik, për t’ia bërë me dije kryetarit nga rradhët e BDI-së se jemi duke jetuar si në kohën e mesjetës së hershme.
“Pse Dibranët duhet të paguajn për ndriçim publik, kur një gjë të tillë nuk e kanë ?!” – ka qenë mesazhi i tyre drejtuar kreut të kësaj komune.

Rinia e Lëvizjes BESA nuk ndalet as edhe në orët e natës, ku mbrëmë me një aktivitet simbolik kanë ‘ndriçuar’ Dibrën e udhëhequr nga BDI-ja në pushtet.