SKANDAL / Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta shfaqet në krah të gruas që akuzohet se ka vr.arë 3 mijë myslimanë

Shpërndaje

Ilir Meta, Presidenti i Shqipërisë është shfaqur krenar në krah të Aung San Suu Kyi, grua kjo e cila në vitin 1991 kishte fituar çmimin Nobel të Paqes, por që akuzohet se ka vr*arë tre mijë myslimanë, shkruan Gazeta Insajderi.

Meta i cili është dukë qëndruar në Japoni në ceremonin e marrjes së frontit nga Naruhito.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Meta ka postuar një fotografi ku shihet i buzëqeshur përkrah të akuzuarës për masakër ndaj myslimaneve derisa ka shkruar se ndjehet i kënaqur që është takuar me të.

“Ishte kënaqësi të takoja sot Nobelisten e Paqes të mirënjohur, Aung San Suu Kyi, zonjë e jashtëzakonshme dhe shembull frymëzimi për demokraci në mbarë botën!”, ka shkruar Meta.

Aung San Suu Kyi ishte shpallë fituese e çmimit Nobel të Paqes në vitin 1991, ku u bë zëri i shpresës duke kundërshtuar dhunën ushtarake në Mianmar dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të demokratizuar vendin. Mirëpo, Këshilli Evropian para dy vjetësh e kishte bërë përgjegjëse për vr*asjen e mbi tre mijë myslimanëve në pak ditë.

Shumë njerëz kanë kaluar kufirin me Bangladeshin duke tentuar t’i ikin terrorit të ushtrisë së Aung San Suu Kyi, pasi që në Azinë Juglindore po kryhej një masakër e madhe kundër popullsisë myslimane, gjë kjo që e kishte shqetësuar edhe OKB-në, BE-në, por dhe organizatat që merren me të drejtat e njeriut. /Insajderi.com