Skandaloze: Luftëtarët e Kosovës ofendohen në emisionin e Marina Vjollcës (Video)

Shpërndaje

Në një prej pjesëve të rolit, Delinda e cila në tentativën e saj amatoreske për të kopjuar të folurën gegërishte të kosovarëve ngjante në një serbe që tenton të flasë shqip përbuzi luftën e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.

‘Burrat e Kosovës njihen vetëm për ahengje dhe valle, ndërsa serbit nuk i kanë bërë asgjë tjetër pos që i kanë thurrë këngë dhe lavde’ – u shpreh ajo, mbase e pavetëdijshme për atë që kishte memorizuar përmëndësh.

Fjalia ‘Shumë zhurmë për asgjë’ ngjason në kompliment për këtë prodhim televiziv i cili nëse nuk këndellët pas debutimit të turpshëm e skandaloz meriton as më pak e as më shumë se bojkot në vazhdim.