Sot seancë e re gjyqësore për rastin “Mon.stra”

Shpërndaje

Është caktuar për sot seanca e radhës e procesit gjyqësor për rastin e vr*asjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Rasti i quajtur “Mon*stra” është kthyer në rigjykim dhe në këtë fazë po shihen dhe analizohen faktet për fajësinë apo pafajësinë e të akuzuarve.

Në seancëm e sotme pritet të analizohen mesazhet telefonike të transkriptuara, të cilat kanë qënë pjesë e materialeve të përgjuara e që ndryshe njihen si “bomba”.

Ky rast u mor nga Prokuroria Speciale, ndërsa prokurore është caktuar Fatime Fetai, të cilës edhe pas marrjes së lëndëve të Speciales nga Prokuroria Publike, kryeprokurori ia ka deleguar sërish këtë çështje.