Spasovski zëvendëson Zaevin në krye të Qeverisë, ja kush shkruan?!

Shpërndaje

Pas lajmeve të shumta që po qarkullojnë në mediumet e huaja dhe vendore se kryeministri Zaev vecmë ka dhënë dorëheqje nga zhgënjimi i madh për mosmarrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në, Agjencia e Lajmeve Zhurnal mëson se edhe me dorëheqjen e kryeministrit Zaev nuk do të bie Qeveria.

Sipas burimeve thuhet se kryeministrin Zaev do ta zëvendësoj Ministri i tanishëm i MPB-së, Oliver Spasovski. Ky i fundit do ta udhëheqë Qeverinë deri në përfundimin e mandatit të plotë, gjegjësisht deri në fund të vitit të ardhshëm. Kryeministri Zaev ende qëndron në Bruksel dhe sipas gjitha gjasave ai pasi të kthehet pritet ta kumtoj vendimin e tij përmes një preskonference ku do tju drejtohet qytetarëve.