Strakosha, për gabimin që bëri në fund të ndeshjes: “Më vjen keq!”

Shpërndaje

Thomas Strakoshës i vjen keq për daljen e gabuar që bëri në minutën e 90-të, që i kushtoi
Shqipërisë me gol.

“Ekipi ka luajtur shumë mirë, më vjen keq në momentet e fundit që nuk ndihmova ekipin”,
tha Strakosha.

“Të gjithë lojtarët më folën mirë dhe nuk duhet të merremi kush gaboi, tani jam 24-vjeç
dhe kam një eksperiencë më shumë”.

“Gjynah që ndodhi ajo me Kombëtaren”

“Ke folur me babain? Po, kam folur, e di edhe ai që kam gabuar, e ka bërë edhe babi, tani duhet të shikojmë përpara”.

video