Takim Sela-Hougard: Të shqetsuar për mungesën e reformave dhe perspektivën europjane të vendit

Shpërndaje

Sot në zyrat e Aleancës për Shqiptarët në Shkup, lideri i ASH-së Ziadin Sela mbajti takim konsultativ me ambasadorin e Danimarkës, Anders Hougard.

Temë e këtij takimi ishte mosmarrja e datës për negociata dhe reformat e papërfunduara në RMV, si dhe qëndrimi i ASH-së si partia më e madhe në rritje. Nga ky takim, lideri i ASH-së, i përsëriti qëndrimet e tija të cilat i mbron edhe publikisht siç janë vetingu, prokurori special nga BE-ja, reformat në administratë, liria e medias dhe përforcimi i marrëdhënieve fqinjësore si kushte esenciale për hyrje në BE.

Ambasadori Hougard shprehu skepticizmin që Danimarka ka pasur për Maqedoninë, dhe shtetet e Ballkanit Perendimor në përgjithësi, por siç theksoi ai reformat të cilat duhet të arrihen patjetër i japin shpresë Maqedonisë, përpara Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Vlen të theksohet se Danimarka nuk ka ambasadë në RMV dhe ambasadori Anders Hougard udhëtoi nga Beogradi për të dëgjuar nga afër këndvështrimin e Aleancës për Shqiptarët në lidhje me qëndrimin e saj si dhe përpjeket e saja për të arritur reforma në drejtësi, shtetin e së drejtës, luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Theks të veçantë lideri i ASH-së disa herë i dha propozimit që Prokuroria Speciale të vazhdojë të funksionojë me një prokuror special vendet e BE-së në krye të saj nga, si një metodë për vënien e drejtësisë në vend.