Takimi Zaev – Ahmeti: Qeveria e RMV-së s’ka asnjë përgjegjësi

Shpërndaje

Pas dështimit për marrjen e datës së Maqedonisë së Veriut për fillimin e negociatave, në Qeveri është realizuar takimi mes partnerëve të koalicionit, Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit për të shqyrtuar mundësinë e dorëheqjes së Zaevit dhe shkuarjes në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Siç bën të ditur Televizioni “Telma”, në takim është sjellë vendim për mosdhënie të dorëheqjes nga kryeministri Zoran Zaev, për arsye se Qeveria nuk ka përgjegjësi për vendimin që është sjellë nga Këshilli i BE-së, për siç thonë, sepse kushtet e kërkuara janë plotësuar.

Paraprakisht, nga kabineti i kryeministrit kanë thënë se konsultohen me gjitha palët për të vendosur për dorëheqjen e mundshme. “Vendimet do të merren në përputhje me interesin më të lartë të shtetit dhe qytetarëve. Në momentin që do të merret vendimi, do të publikohen. Gjitha opsionet janë të mundshme” thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.