Talenti i 9-vjeçar po “çmend” të gjithë (Video)

Shpërndaje

Elasticiteti i treguar në këtë video e ka kthyer në vajzën më të famshme në rrjetet sociale.

Është vetëm 9-vjeç, por Wang Xin nuk ka humbur kohë për të treguar talentin dhe artin e saj. Prej vitesh, Xin ushtron sportin e kung fu, aftësi që e ka zbuluar edhe në këtë video të regjistruar në qytetin Linyi në provincën Shandong të Kinës.

Më pas ajo tregon një fleksibilitet të madh, duke vendosur këmbët pas kokës dhe duke e futur në gojë, përpara se të vazhdojë të ngrihet, duke treguar ekuilibrin.

“Wang Xin filloi të praktikojë aftësi themelore në moshën tre vjeç. Tani është nëntë vjeç. Ajo po e praktikon shumë mirë. Wang nuk është fëmija im i vetëm që e praktikon këtë sport. Djali i madh, vajza e dytë, e tretë dhe e katërt merren me këtë lloj aktiviteti,” mburret babai i saj, Wang Benguo./Ora News.tv/

VIDEO