Tayna i ‘kall’ edhe tifozat e kombëtares kosovare (Foto)

Shpërndaje

Kosova e ka mposhtur mbrëmë Malin e Zi në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Në mesin e shumë tifozëve që stërmbushen stadiumin kishte edhe emra të njohur të skenës politike dhe artit.

Edhe reperja më e suksesshme në vend, Tayna e ka përcjellur nga afër këtë ndeshje, teksa ka publikuar video dhe fotografi të ndryshme në të cilat vërehej gëzimi i madh i ekipit.

Kaq joshëse nuk e kemi parë moti Taynën e cila ka shpërthyer në festë.

Shikoni videon si Tayna e ‘ndez’ amtosferën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.