Thaçi fton për pjesëmarrje dhe proces elektoral të drejtë

Shpërndaje

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka votuar për zgjedhjet e parakohshme në Kuvendin e Kosovës. Ai së bashku me bashkëshorten e tij është parë duke hyrë në qendrën e votimit “Faik Konica” në Prishtinë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar qytetarët për pjesëmarrje sa më të madhe për një proces elektoral të drejtë, të lirë dhe fer. Ai ka thënë se Kosova zgjedh legjislaturën e re, që do të nxjerrë edhe qeverinë e re të Kosovës, e cila duhet të përmirësojë jetën e qytetarëve tanë dhe të përballet me sfidat që i kemi përpara. Sot le të fitojë Kosova.

“Sot Kosova zgjedh legjislaturën e re, që do të nxjerrë edhe qeverinë e re të Kosovës, e cila duhet të përmirësojë jetën e qytetarëve tanë dhe të përballet me sfidat që i kemi përpara. Prandaj, ftoj për një pjesëmarrje sa më të madhe, për një proces elektoral të drejtë, të lirë dhe fer. Kemi ndërtuar traditë të zgjedhjeve të mira dhe të pranuara nga të gjithë. Sot le të fitojë Kosova”.