Timonie: Shansi i dytë për datën e negociatave, në maj

Shpërndaje

Ambasadori frances në Shkup Kristijan Timonie tha se vendet anëtare do t’i rikthehen përsëri temës për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shkupin në maj por vendi duhet të realizojë dhe të zgjidhë në mënyrë demokratike disa procese. Zbatimi i zgjedhjeve demokratike për Timonien është i rëndësishëm po ashtu edhe ligjet që miratohen me 2/3 dhe që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Do të diskutojmë përsëri për këtë në maj në Zagreb por para së gjithash duhet mes vete t’i sqarojmë gjërat. Ne jemi duke i ndryshuar rregullat e lojës. Njëkohësisht nëse ju nga ana tjetër mund të arrini progres do të ishte shumë më mirë. Zgjedhjet duhet të jenë të sukesshme dhe të japin një sinjal më shumë për stabilitetin politik po ashtu ka mjaftë kohë deri më 3 janar që të sillen edhe disa vendime të tjera nga ana e qeverisë e cila deri atëherë do të jetë me kapacitet të plotë. Mund të shkohet përpara me një mirëkuptim mes partive politike. Këtu e kam fjalën për ligjet që duhet të sillen me 2/3 e votave, veçanërisht të atyre ligjeve që luftojnë korrupsionin dhe që janë shumë të rëndësishme dhe nëse miratohen, do të ishin një sinjal i fuqishëm”-tha Kristijan Timonie, ambasador i Francës në Shkup./ALSAT/