“Titanik 2”, vendimi i Apelit në nëntor për Mijallkovin dhe Thaçin

Shpërndaje

Gjykata e Apelit më 4 nëntor (e hënë) do të vendosë për dënimin me burg të ish-shefit të policisë sekrete Sasho Mijallkov dhe të akuzuarve tjerë në rastin “Titanik 2”. Gjykatës informues për këtë lëndë është Tanja Milleva. Në aktgjykimin e shkallës së parë për rastin “Titanik 2” të shqiptuar në mars të këtij viti, ishdrejtori i DSK-së Sasho Mijallkov u dënua me 3 vjet burg, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi me 3 vjet e 2 muaj burg, ish-anëtarët e KSHZ-së Bedredin Ibraimi me 4 vjet e 6 muaj, si dhe Vllatko Sajkovski, Sasho Srcev dhe Elizabeta Stefanovska u dënuan me 3 vjet burg. Fillimisht gjykata pranoi kërkesën e PSP-së për shqiptimin e masës së paraburgimit për Mijallkovin dhe Ibraimin, ndërsa më pas ata u liruan pasi bëhej fjalë për procedurë të shkurtë.