Trajneri godet me shpulla lojtarët pasi nuk arritën rezultatin e dëshiruar (Video)

Shpërndaje

Një video me trajnerin e të rinjve të Kajseri Mejenspor në dhomat e zhveshjes, ka filluar të bëjë xhiron e internetit.

Të rinjtë e kësaj skuadre që luajnë në futbollin amator të Turqisë, nuk arritën rezultatin e dëshiruar në ndeshje, dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit.

Halit Kurt i mërzitur nga loja e ekipit të tij, vendosi t’i dënojë lojtarët e tij në dhomat e zhveshjes.

Tekniku turk shihet në video teksa godet lojtarët e tij me shpulla, nga i pari te i fundit. Kjo video menjëherë ka filluar të bëjë xhiron në rrjetet sociale, teksa në Turqi e quajnë si një skandal.

VIDEO