Turqi, momenti kur sekuestrohen dy tonë dr.ogë me tekstilet shqiptare (Video)

Shpërndaje

Një sasi rekord prej dy tonë dr*ogë mari*juanë e modifikuar gjenetikisht është gjetur në dy minibuse që dyshohet se drejtoheshin nga shtetas shqiptarë. Mjetet e ndaluara nga policia turke po transportonin prodhime tekstile nga Shqipëria. Policia turke ka sekuestruar një sasi rekord prej gati dy tonë dr*ogë me dy mjete që vinin nga Shqipëria.

Lënda nar*kotike mari*juanë e modifikuar gjenetikisht, me një peshë prej 1,880 tonë, u gjet e paketuar në thasë brenda minibusëve të dy shtetasve të huaj. Nuk përcaktohet nëse ata janë shtetas shqiptarë. Raportohet se ngarkesa origjinale e mjeteve ishin prodhime tekstile shqiptare. Skuadra turke kundër nar*kotikëve njoftoi se autorët po mbaheshin nën vëzhgim prej gjashtë muajsh.

Tetë operacione të tjera në vend vijuan me kapjen e rreth 60 kilogramë heroinë, trembëdhjetë kilogramë kokainë të fshehura në fikës portativë të zjarrit, 8 kg rrëshirë kanabis, tre armëve automatike dhe 300 fishekëve. 16 të dyshuarit, përfshirë edhe dy shtetasit e huaj, mendohet se vepronin si pjesë e një rrjeti të organizuar të trafikut ndërkombëtar.

Arrestimi dhe shoqërimi i autorëve erdhi në vazhdën e një operacioni të bashkërenduar në tetë qytete të ndryshme të Turqisë në datat 15-30 shtator. Turqia mbetet një urë e rëndësishme për kalimin e dr*ogave mes kontinenteve. Autoritetet turke thonë se problematika sfidon sigurinë publike dhe kombëtare dhe është tejet e vështirë për t’u adresuar përfundimisht. Vetëm në Stamboll vitin e kaluar u sekuestruan mbi nëntë tonë dr*ogë ndërsa si të dyshuar u shoqëruan gati 63 mijë persona.