“U tha s’u bë”, Bogovici i Strugës së Merkos me Audi 70 mijë euro, mbi 4 muaj pa ujë të pijshëm

Shpërndaje

Pa ndihmën e institucioneve, banorët e fshatit Bogovicë me muaj të tërë kanë mbetur vetëm për të siguruar ujin e pijshëm. Me ujë furnizohen nga burime të reja të fshatit sepse tanimë katër muaj janë pa ujë të pijshëm. Në ujësjellësin ekzistues ujë ka pasur vetëm dy orë në ditë.

Për të siguruar pak ujë për fshatin, vendasit hapin rrugë për tek një burim malor. Banorët shprehen të revoltuar edhe nga qasja e Komunës. Thonë se përderisa komuna shpenzon para për të blerë veturë audi, duhet të kujdeset për ujin e pijshëm.

Arslani thotë se komuna e Strugës ka gjatë gjithë verës ka dërguar vetë dy cisterna me ujë. Edhe mjeshtrit që i takuam duke punuar për ndërtimin e shtëpive të reja në fshat na thanë që puna është vështirësuar sepse nuk ka ujë.

Ujë për të pirë marrim nga Vevçani.”Është një çezmë atje poshtë dhe bartim nga pesëdhjetë litra për material. Është e tmerrshme, vendi është shumë i bukur, por pa ujë nuk ka jetë – thotë një mjeshtër nga Shqipëria.

Burimet nga ku më parë ky fshat ishte furnizuar me ujë të pijshëm janë tharë. Në këtë fshat të Strugës ka rreth 100 banorë që jetojnë rregullisht, por gjatë verës me ardhjen e mërgimtarëve ka më shumë se 200. Alsat e pyeti komunën e Strugës se kur dhe si do të zgjidhet ky problem i madh, por përgjigje nuk morëm.