“Ujku i veshur me lëkurë deleje”

Shpërndaje

Shkruan: Binas Pajziti

Të vish në midis t’Tetovës dhe t’shesish broçkulla për bashkëjetesën, të thuash se ne i duam shqiptarët (vetëm për vota) më shumë se VMRO dhe të mos investosh as një qindarkë nga investimet kapitale, e ndërkohë jo më larg se një javë dega e SDSM Tetovë hodhi gur e dru kundër propozimit të Lëvizjes BESA për riemërimin shkollave me emra shqip, është hipokrizi në vete.
Shqiptarët duhet ta dinë se kjo është fytyra e vërtetë e SDSM. Kur i duhen votat e shqiptarëve bëhet engjull, kur vjen në shprehje realizimi i të drejtave të tyre e tregon fytyrën e vërtetë djallëzore.

Shqiptarët duhet ta rikthejnë besimin e humbur në fuqinë e tyre vepruese, në potencialin ekonomik dhe intelektual për ndryshimin e fatit të tyre dhe nuk duhet të lejojnë të jenë minj eksperimental në laboratoret e SDSM, apo VMRO-DPMNE. Prandaj duhet së bashku të punojmë që këto politika të përfundojnë si flluska sapuni dhe as sesi të mos lejojmë që fatin tonë ta qëndisin të tjerët, por sa më parë të çlirohemi nga kjo mendësi politike.