Vdes hoxha nga Mitrovica që i ruajti eshtrat e Isa Boletinit

Shpërndaje

Hoxha i Mitrovicës, Asllan Murati, ka ndërruar jetë sot në mëngjes. Hoxha i ndjerë ishte kujdesur për eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini që nga viti 1998. Siç kanë bërë të ditur në rrjete sociale familjarët varrimi i hoxhë Asllan Muratit do të bëhet nesër rreth orësh 13:00 në Xhaminë Qendrore në Mitrovicë. Hoxha po ashtu pati thënë se kur është varrosur Isa Boletini në Kosovë ai nuk do të ketë falje të namazit të xhenazës

“Të gjtha ritet fetare që duhen për varrimin e një myslimani janë kryer pas vrasjes së heroit, më 23 janar të vitit 1916. Nesër do të ketë vetëm një lutje fetare, e cila do të bëhet nga përfaqësues së Bashkësisë Islame”, pati thënë Murati imami i Xhamisë së Zallit në Mitrovicë.

Stafi i portalit ALBAZONE MEDIA, i shpreh ngushëllime familjes!