Verushevski amniston Mijalkovin!

Shpërndaje

Sasho Mijallkov, Gordana Jankullovska dhe të akuzuarit tjerë në rastin “Target – Fortesa”, janë duke e paguar çmimin e arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe dy nëpunësve tjerë të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim. Kështu u shpreh Zoran Verushevksi, këshilltari aktual për siguri në Qeverinë e Zoran Zaevit, në rrëfimin e tij për rolin dhe angazhimin në zbulimin e skandalit me përgjimet e jashtëligjshme.

Sipas Verushevskit, “koka” e skandalit me përcjelljen e komunikimeve të jashtëligjshme është Nikolla Gruevski. Në këtë rast, ai tha se ish-Prokuroria Speciale Publike ka bërë lëshime, sepse këtë person nuk e ka përfshirë në aktakuzën për zbulimin e të vërtetës për “bombat”, respektivisht në lëndën “Target-Fortesa” dhe njëkohësisht ka lejuar të arratiset Gruevski dhe dy ish-punonjës tjerë të DSK-së.
Me tjerash, Verushevski sqaroi edhe deklaratën e fundit kur tha se “bombat” , pas arrestimi të tij, kanë pësuar modifikime dhe kompremitime të shumta.